Milani e pyet Taren për çmimin e Luis Albertos, kërkesa e Lazios është shumë e lartë

Futboll

Milani e pyet Taren për çmimin e Luis Albertos, kërkesa e Lazios është shumë e lartë

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 19:43
Luis Alberto

Luis Alberto prej disa vitesh është njëri nga mesfushorët më të mirë në elitën e futbollit italian.

Mesfushori spanjoll ka treguar formë të lartë edicionet e kaluara, por në këtë fillim edicion ka dështuar ta bëjë një gjë të tillë.

Në 14 ndeshje sa i ka zhvilluar mes kampionatit dhe Ligës së Evropës, Alberto ka shënuar vetëm një gol, duke mos asistuar në asnjë tjetër.

Megjithatë mesfushori spanjoll vlerësohet lartë nga Milani dhe trajneri i saj Stefano Pioli.

Lajmet e fundit që vijnë nga Italia thonë se Rossonerët kanë kontaktuar drejtorin sportiv të Lazios, Igli Taren për lojtarin.

Gjiganti italian është i interesuar ta transferojë atë qysh në afatin kalimtar të janarit.

Megjithatë çmimi i lojtarit përbënë një problem të madh, pasi Tare i ka kthyer përgjigje Milanit të menjëhershme.

Gjithnjë sipas medieve italiane, Lazio për ta lënë të lirë yllin e tyre kërkon së paku 60 milionë euro.

E duke parë çmimin e lartë të spanjollit, duket e vështirë që Milani ta shpenzojë atë shumë për transferimin e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat