Lajm i keq për Interin, lëndohet ylli i ekipit

Futboll

Lajm i keq për Interin, lëndohet ylli i ekipit

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

Interi do të luajë ndeshjen e radhës në fundjavë ndaj Spezias.

Zikaltërit pas fitores kundër Napolit dy ditë më parë, kërkojnë me çdo kusht të marrin 3 pikët e radhës për të mos u shkëputur nga kreu. Për këtë takim trajneri Antonio Conte do të ketë të gatshëm Brozovic dhe Vidal.

Që të dy lojtarët janë rikuperuar nga dëmtimet që kishin pësuar dhe do të jenë normalisht pjesë e skuadrës. Lajmi i keq për Interin është nga Alexis Sanchez që nuk është ende gati.

Kiliani ka mbyllur përfundimisht vitin 2020 dhe rikthimi i tij pritet të ndodhi në muajin janar. Interi ndodhet në vendin e dytë në kampionat me 27 pikë, një pikë më pak se Milani që kryeson Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat