Xavi trajneri i ardhshëm i Barcelonës?

Futboll

Xavi trajneri i ardhshëm i Barcelonës?

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 18:12
Xavi trajneri i ardhshëm i Barcelonës?

Xavi Hernandez duket se nuk e ka ndërmend që të kthehet te Barcelona për së paku edhe dy vite.

Mesfushori legjendar, që aktualisht është trajner i Al Saddit, ishte afër të merrte drejtimin e skuadrës katalanase në verën e këtij viti.

“Derisa me kohë janë duke i integruar në profesionin e trajnerit, nuk planifikoj të largohet nga Al Sadd edhe për ca kohë”, ka thënë spanjolli në një intervistë për Goal.com.

“Tani për tani, jam duke tentuar që të kalojë ca kohë këtu dhe mendoj që do të jem edhe për dy vite”.

“Kontrata ime është deri në vitit 2022 dhe më pas do të shikojmë se çfarë do të ndodhë, mirëpo unë jam i lumtur këtu”, ka shtuar më tej Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat