Shpërthimi vullkanik që ndryshoi karrierën e Robert Lewandowskit

Futboll

Shpërthimi vullkanik që ndryshoi karrierën e Robert Lewandowskit

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 18:33
Robert Lewandowski

Robert Lewandowski u emërua lojtari i viti nga FIFA në të enjten e kësaj jave, duke mposhtur Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin që ishin në garë.

Mundë të thuhet se ai nuk do të ishte në këtë rrugë, po mos të ndodhte një shpërthim vullkanin para dhjetë vitesh.

Sulmuesi polak ka qenë në formë mahnitëse këtë vit. Në 2019/20 ai shënoi 55 gola në 47 ndeshje dhe më në fund mori në duart e tij trofeun e Ligës së Kampionëve, që i shpëtoi në kohën kur ishte Borussia Dortmundi, klubi me të cilin karriera e tij u lartësua shumë.

Në prill të vitit 2010, Blackburn Rovers kishte vënë shikimin në 21-vjeçarin e atëhershëm që luante te Lech Poznan.

Marrëveshja ishte afër përfundimit, dhe gjithçka që mungonte ishte që Lewandowski të udhëtonte në Angli për të finalizuar kushtet personale.

Por, shpërthimi i vullkanit në Eyjafjallajokull në Islandë ndaloi udhëtimin në Evropë.

“Nuk mund të udhëtoja për në Blackburn për shkak të vullkanit, por doja të shkoja për të parë se si ishte klubi,” kishte thënë Lewandowski në atë kohë.

“Sikur të kisha shkuar, të kisha parë klubin, stadiumin dhe gjithçka tjetër, mund të ishte bërë zgjedhja ime e parë”.

Lewandowski më pas u bashkua me Dortmundin dhe nën drejtimin e Jurgen Kloppit, karriera e tij shpërtheu. Dhjetë vjet pas këtij shpërthimi, polaku është emëruar lojtari më i mirë në botë për vitin 2020. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat