Beckenbauer: Mënyra se si luan dhe se si reagon Virgil Van Dijk, thjeshtë më mahnitë mua

Futboll

Beckenbauer: Mënyra se si luan dhe se si reagon Virgil Van Dijk, thjeshtë më mahnitë mua

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 18:46
Beckenbauer: Mënyra se si luan dhe se si reagon Virgil Van Dijk, thjeshtë më mahnitë mua

Franz Beckenbauer ka thënë se ai është një fans i madh i mbrojtësit të Liverpoolit, Virgil van Dijk.

Legjenda gjerman e ka pranuar se ai është i mahnitur nga arti i të mbrojturit të holandezit dhe mendon se ai është aktualisht më i miri në botë.

“Mënyra se si luan dhe se si reagon Virgil Van Dijk, thjeshtë më mahnitë mua”, ka thënë Beckenbauer.

“Ai është një lojtar që më ka mahnitur që kur kaloi te Liverpooli dhe me lojën që bënë te Holanda”.

“Është një lojtar fizikisht i fortë dhe ka vetëbesim të madh kur ka topin, tregon se si duhet luajtur në nivele të larta”.

“Në shikim të parë, mund të keni ndjenjën se për shkak të madhësisë së tij të madhe, atij i mungon lëvizshmëria dhe fleksibiliteti, por nuk është aspak kështu.

“Ai ka një ndjenjë të jashtëzakonshme pritjeje dhe është shumë i shkathët. Unë e dua këtë lojtar”, ka shtuar më tej legjenda gjermane,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat