Modric: Duhet të përmirësohemi si ekip

Futboll

Modric: Duhet të përmirësohemi si ekip

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 21:07
Luka Modric

Mesfushori i Real Madrid, Luka Modric, ka fituar çmimin lojtari më i mirë i muajit nëntor, pastaj ai ka folur për ecurinë e ‘Los Blancos’ ku dha mendimin e tij për mbarëvajtjen e ekipit.

Luka Modric padyshim është lojtari më meritor për formën e mirë të Real Madrid, i cili me paraqitjet e tij ka bërë dallimin në fushë.

‘Ekipi është në një dinamikë shumë të mirë dhe ne duhet të vazhdojmë kështu sepse tani po vijnë lojëra shumë të rëndësishme. Ne duhet të vazhdojmë të rritemi si një ekip dhe të fitojmë ndeshje, gjë që është gjëja më e rëndësishme’, tha kroati.

‘Është gjithnjë e bukur të fitosh këto lloj çmimesh dhe sidomos kur votat vijnë nga tifozët. Unë dua të falënderoj të gjithë ata që kanë votuar për mua dhe gjithashtu t’ju falënderoj për dashurinë dhe mbështetjen që ju tifozët më keni treguar që kur arrita në Real Madrid’, përfundoi Luka Modric.

Përndryshe, Real Madrid do të përballet të dielën me Elbar në kuadër të xhiros së 14-të të La Ligas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat