Juventus ofron Dybala për të arritur te Pogba

Futboll

Juventus ofron Dybala për të arritur te Pogba

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 23:27
Paul Pogba

Juventusi ka nisur punën për të mbërritur tek Paul Pogba që në janar, dhe për të favorizuar këtë operacion “bardhezinjtë” i ofrojnë në Manchester United, Paulo Dybala-n dhe Federico Bernardeschi-n ose njërin prej të dyve.

Sipas “ESPN”, Manchester United pavarësisht kontratës në skadencë në vitin 2022 me kampionin e botës me Francën, Pogba nuk ka asnjë dëshirë më të vazhdojë me “djajtë e kuq” dhe këtë e ka vërtetuar prej kohësh.

Juventusi nuk e ka buxhetin për të shpenzuar një shifër marramendëse për Pogban.

Për këtë motiv ka përfshirë shkëmbimin, me Dybala-n dhe Bernardeschi-n ose njërin prej tyre që të munden të hyjnë në brendësi të marrëveshjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat