Kandidati për President të Barcelonës: Nuk mund të shtyhemi me para me PSG-në

Futboll

Kandidati për President të Barcelonës: Nuk mund të shtyhemi me para me PSG-në

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 00:06
Barcelona

Duket se njëri nga kandidatët për president të Barcelonës është dorëzuar para kohe sa i përket çështjes “Messi”, ani pse dorën në zemër, me plotë racionalitet.

Bëhet fjalë për Agusti Benedito, i cili në një prononcim për “Radio Marca” ka folur për kandidaturën e tij për president të klubit, ndërsa nuk do mend se ka përmendur edhe çështjen e shumëpërfolur që çoi edhe në largimin e Bartomeus, Lionel Messi.

Katalunasi 56 vjeçar ka thënë se nëse atyre do t’u duhet të përballen me PSG-në në aspektin ekonomik, atëherë me siguri se do të humbin, pasi nuk kanë kapacitet për t’u shtyer, duke parë dallimin mes klubeve në çështjen e financave.

“Kur e dëgjova Neymar (duke thënë se ai dëshiron që të luajë me Messi përsëri), thashë “m…kujdes për këtë gjë djema’, për shkak se PSG ka pronar Katarin, të cilët po e organizojnë Botërorin, e të cilët kanë një klub të tyre…Nëse PSG e dëshiron atë, ekonomikisht ne nuk jemi në gjendje që të garojmë me ta”, tha ndër të tjera Benedito.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat