Ibra: Jam 39 vjet dhe me atë çfarë kam bërë, nuk e kam obligim të punojë më

Futboll

Ibra: Jam 39 vjet dhe me atë çfarë kam bërë, nuk e kam obligim të punojë më

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 11:46
Ibra: Jam 39 vjet dhe me atë çfarë kam bërë, nuk e kam obligim të punojë më

Sulmuesi i Milan, Zlatan Ibrahimoviç ka pranuar se ai “kurrë nuk ka qenë i kënaqur me vetveten” dhe ka treguar se kur i ka bërë “30 vjet ai ka filluar të ndihet lojtarë më i mirë”

Suedezi është bërë njëri prej lojtarëve më të mirë të skuadrës së Stefano Piolit prej që ai u rikthye në San Siro në janar.

Mirëpo veterani, ka pranuar se tani ai ka nevojë më shumë për gjumë dhe se lodhet më shpejt.

Al insiston se mund të jetë i mirë edhe pse ka 39 vjet.

“Jam 39 vjet dhe me atë çfarë kam bërë, nuk e kam obligim të punojë më, por ende e kam pasionin për të bërë atë çfarë jam duke bërë”, tha Zlatani për uefa.com.

“Kurrë nuk kam qenë i kënaqur me veten dhe gjithmonë dëshiroja të bëja më shumë. Nuk shoh shumë lojtarë të cilët janë në moshën time apo të përformojnë ashtu si bëj unë”.

“Momentin që një lojtar është mbi 30 vjet është koha kur ata fillojnë të bien dhe mandej pensionohen. Mbi 30 vjet unë fillova të ndihem më mirë”.

“Dëgjoj atlet nga SHBA që shpenzojnë më shumë se 1 milion dollarë për ta mbajtur trupin e tyre në formë. Jam 39 vjet, jam në formë. Luaj në nivele të larta. Kam shpenzuar zero euro për të qëndruar në formë”.

“Sekreti nuk është se sa ju shpenzoni, sekreti është në kokën tuaj-sa shumë dëshironi në karrierë, sa shumë dëshironi që të sakrifikoni”.

“Ky është sekreti. Është mentaliteti dhe mentaliteti nuk ju kushton asgjë”.

Ibrahimovic, i cili ka shënuar 10 gola në gashtë ndeshje të Serie A këtë sezon, është duke u rikuperuar nga një lëndim në kofshë dhe u mendua që do të kthehet në fushë këtë të dielë kundër Sassuolos, por raportet e fundit thonë se ai nuk do të luajë më këtë vit.

Mirëpo, ish sulmuesi i Juventusit dhe Interit thotë se tash e ka më vështirë që të rikuperohet nga lëndimet në moshën 39 vjeçare edhe pse ai nuk do të ndalojë së përformuari.

“Do të dëshiroja ta kem trurin e Zlatan në trupin e një 25 vjeçari! Lodhëm më shpejt tani, në krahasim me kohën kur isha i ri”, thotë ai.

“Flejë më shumë për shkak se me duhet të rikuperohem. Të them pas ndeshjeve, ka mundësi që me duhet një ditë që të rikuperohem dhe të ndihem mirë, plotësisht i gatshëm”.

“Tani, kam nevojë për dy deri në tri ndeshje, e cila gjë është normale në moshën time”.

“Sa të mundem do të luajë në nivele të larta. Ditën që ndaloj së luajturi, nuk do të luajë më për shkak se do të ndihem i gjallë”.

“Dëshiroj të di a mund të jep diçka. Nuk dëshiroj ta përdori si përparësi moshën 39 vjeçare dhe ata thonë: hey ngadalëso pak” dhe gjëra të tjera.

“Jo, dëshiroj të më cilësojnë si nivel dhe klas botëror dhe të me krahasojnë më të tjerët, për shkak se kështu unë e shty vetën më shumë”.

Zlatan ka thënë se është e lehtë për portierin e Juventusit, Gianluigi Buffon të vazhdojë të luajë deri në moshën 50 vjet, por ai është dikush që duhet të vrapojë dhe të krijojë raste”.

“Për të, është e lehtë: Ai duhet të qëndrojë dhe të bllokojë topa”, ka vazhduar Zlatan. “Unë duhet të vrapoj, të krijojë raste, të gjej hapësira për të goditur, duhet të jem gati që të luftoj me mbrojtësit e ekipeve tjera”.

“Kështu që ai ka mundësi që të qëndrojë më gjatë edhe pse nuk është në form, por unë duhet të luajë më shumë”.

Zlatan thotë se mosha e tij është më e mirë se Benjamin BUtton.

“Po ja dal shumë mirë, për shkak se jam ka e jetojë këtë gjë”, tha ai. “Benjamin Buton është tregim i imagjinuar. Unë jam një profil përfekt për këtë film”.

“Unë po e bëj filmin e bërtetë kur Benjamin Button ishte një film i bërë për kinema”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat