Hila het-trik, Bylbyl Sokoli me Gjilanin demolojnë Ballkanin në Therandë

Futboll

Hila het-trik, Bylbyl Sokoli me Gjilanin demolojnë Ballkanin në Therandë

Nga: Kemajl Goca Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 14:26
Hila het-trik, Bylbyl Sokoli me Gjilanin demolojnë Ballkanin në Therandë

Ballkani nga Theranda pëson humbje të rëndë me rezultat 4:0 nga Gjilani, në kuadër të ndeshjes së mbetur të elitës së futbollit të Kosovës.

Futbollisti Ardit Hila është hero i fitores bindëse, duke shënuar het-trik. 

Ai ishte i pandalshëm për mbrojtjen e skuadrës vendase. 

Kryetrajneri i ri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli, me ekipin e tij, e demolojnë Ballkanin në midis të Therandës. 

Në minutën e 13-të, Hila realizon pas një gabimit trashanik të portierit Ruxhi.  Në minutën e 36-të, Ballkani kërkon penallti por kështu nuk mendon gjyqtari Nuza. 

Në fund të pjesës së parë, Hila thellon epërsinë në 0:2. 

Në pjesën e dytë pikërisht në minutën e 52-të, sërish skuadra nga Theranda kërkon penallti por sërish Nuza nuk mendon ashtu. 

Në minutën e 56-të, Nikaq i jep qetësinë skuadrës së tij, duke e ngritur epërsinë në 0:3.  Në mintutën e 80-të, Hila kompleton het-trik-un, thellon fitoren në 0:4. 

Ballkani përfundon në vend të dytë me 38 pikë në pjesën vjeshtore, ndërsa Gjilani është i katërti me 29 sosh. 

Superliga e Kosovës 

Tabela
1. Drita    17    12    4    1    29:12    40
2. Ballkani    18    12    2    4    43:25    38
3. Prishtina    17    9    4    4    25:11    31
4. Gjilani    18    8    5    5    18:16    29
5. Feronikeli    18    5    8    5    22:16    23
6. Arbëria    18    6    3    9    17:20    21
7. Trepça ’89    18    6    3    9    19:27    21
8. Llapi    18    6    2    10    21:23    20
9. Drenica    18    5    4    9    11:25    19
10. Besa    18    1        3    14    13:43    6
Në pranverë, në javën e 19-të takohen:  takohen: Trepça '89-Arbëria, Feronikeli-Gjilani, Besa-Ballkani, Prishtina-Drenica dhe Drita-Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat