A është gati Xavi?

Futboll

A është gati Xavi?

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 14:36
Xavi 

Xavi Hernandez sërish ia ka konfirmuar Barcelonës se është gati për t’u ulë në stol.

Nëse nuk shkon asgjë mirë këtë sezon me Ronald Koeman, atëherë sezonin 2021/22, me siguri që Barça do ta emërojë trajner, Xavi, që e njeh shumë mirë klubin dhe është i gatshëm të shkruajë historinë si trajner.

"Ka ardhur koha që të hedh hapin tjetër në karrierën time, por tani jam përqendruar të luaj një rol emocionues drejt Kupës së Botës Katar 2022", tha Xavi.

Xavi ka zhvilluar 767 paraqitje me Barcelonën nga viti 1998 deri në vitin 2015 dhe ka shënuar 85 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat