Sokoli: Nuk e kam menduar këtë fitore të thellë

Futboll

Sokoli: Nuk e kam menduar këtë fitore të thellë

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 14:41
Sokoli: Nuk e kam menduar këtë fitore të thellë

Ballkani u mposhtë thellë nga Gjilani në stadiumin e qytetit në Suharekë.

4:0 ishte rezultati përfundimtar me Ardit Hilën që ishte në top-formë dhe realizoi het-trik teksa një gol e realizoi edhe Darko Nikaq.

Trajneri fitues, Bylbyl Sokoli pati disa fjalë pas triumfit.

“Rastësisht ndodhë që unë të fitoja edhe takimin e fundit ndaj Ballkanit e edhe këtë pas gati dy vitesh, është rezultat i mirë që jep shpresa që ne të kërkojmë të jemi sa më lartë në krye të tabelës”

“Marrëveshja ka qenë të japim të gjithë maksimumin, udhëheqësia të kryej punën e vetë, trajnerët punën e vetë e edhe futbollistët punën e vetë”

“Jam optimist që do të marrim rezultate shumë të mira, dhe ndoshta mund të dalim edhe në Evropë… unë kërkojë punë, disiplinë, rend dhe asgjë më tepër… Kam kërkuar që të luhet me përgjegjësi dhe këtë jashtëzakonisht mirë e kanë bërë djelmoshat”

“Asnjëherë se kam menduar që mund të fitojmë me këtë diferencë kundër Ballkanit”- përfundoi Sokoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat