​La Liga spanjolle rikthehet me derbi

Futboll

​La Liga spanjolle rikthehet me derbi

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 14:57
​La Liga

La Liga spanjolle rikthehet sot me një derbi tejet interesant, në kuadër të programit për ditën e shtune.

Barcelona pret në stadiumin e saj në “Camp Nou” skuadrën e Valencias. “Blaugranët” këtë edicion nuk janë duke kaluar nëpër rezultate të mira, ku pas 12 xhirosh pozicionohen në vendin e pestë me gjithsej 20 pikë të grumbulluara.

Kurse në anën tjetër, Valencia pozicionohet e 13 në tabelë, ku ka regjistruar tre fitore, pesë barazime dhe pesë humbje, kështu duke arkëtuar vetëm 14 pikë brenda 13 xhirosh.

Programi i plotë i ndeshjeve në La Liga është i bashkangjitur më poshtë.

14:00 Atletico Madridi (1) – Elche (14) (Stadiumi Wanda Metropolitano)

16:15 Barcelona (5) – Valencia (13) (Stadiumi Camp Nou)

18:30 Levante (18) – Real Sociedad (2) (Stadiumi Estadi Ciutat de València)

18:30 Osasuna (19) – Villarreal (4) (Stadiumi El Sadar)

21:00 Sevilla (6) – Valladolid (17) (Stadiumi Ramon Sanchez-Pizjuan)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat