Plagoset rëndë gjyqtari në ndeshjen e kampionatit shqiptar, përfundon në spital

Futboll

Plagoset rëndë gjyqtari në ndeshjen e kampionatit shqiptar, përfundon në spital

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 18:27
Plagoset rëndë gjyqtari në ndeshjen e kampionatit shqiptar, përfundon në spital

Një ngjarje e rëndë dhe e shëmtuar është shënuar ditën e sotme në ndeshjen Delvina-Albpetroli, e vlefshme për kategorinë e dytë të kampionatit shqiptar, ku është dhunuar arbitri i ndeshjes, i cili ka përfunduar me plagë të rënda në kokë në spital.

Arbitri i ndeshjes është qëlluar me gurë nga jashtë stadiumit dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës. Për fat të mirë, arbitri i ndeshjes ndodhet jashtë rrezikut për jetën pas marrjes së ndihmës së parë

Ndërkohë policia ka identifikuar agresorin dhe po punon për kapjen e tij.

Delvinë/Informacion paraprak

Gjatë ndeshjes së Futbollit, Delvina-Alpetrol të zhvilluar sot në orën 13:30, në stadiumin “Panajot Pano”, Delvinë, një shtetas i ndodhur jashtë stadiumit, ka goditur me gurë, në drejtim të njërit prej asistentëve të arbitrit.

Si pasojë shtetasi E. P, është dëmtuar në kokë dhe është transportuar në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, shtetasin A. H, cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat