​Zemërimi i Manes me Salah, sqaron gjithçka Jurgen Klopp

Futboll

​Zemërimi i Manes me Salah, sqaron gjithçka Jurgen Klopp

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 18:31
Salah, Mane dhe Kloop

Jurgen Klopp ka thënë se Sadio Mane është në rregull pas zemërimit të dukshëm të senegalezit pas zëvendësimit nga Mohamed Salah në fitoren e Liverpoolit ndaj Crystal Palace me rezultatin 7-0.

Përkundër se rezultati ishte i thellë, dukej se kjo nuk ishte e mjaftueshme për Sadio Mane, i cili dukej i nervozuar kur Salah u fut në vend të tij pas 57 minutash, por trajneri i tij këmbënguli që temperamentet u ulën pas përfundimit të ndeshjes në Londër.

"Mane nuk ishte i zemëruar sepse Mo po inkuadrohej," tha Klopp për “BT Sport.” “Ai nuk ishte i lumtur sepse kërkonte edhe më shumë.”

"Ju nuk mund të bëni gjithçka qetë, ata janë qenie njerëzore. Pas lojës ishte plotësisht mirë. Gjithçka është mirë.”, sqaroi tekniku gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat