SC Gjilani: Skuadra fiton me autoritet në Suharekë

Futboll

SC Gjilani: Skuadra fiton me autoritet në Suharekë

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 18:57
SC Gjilani: Skuadra fiton me autoritet në Suharekë

Skuadra e futbollit Gjilani mburret me fitoren e thellë 4:0 në udhëtim kundër Ballkanit.

“Skuadra jonë sot arriti fitore bindëse në përballjen e mbetur nga java e 12-të në Superligë, përball Ballkanit në Suharekë me rezultat 0 me 4.

Futbollistët sot treguan autoritet në fushë, ku përpos rasteve të shumta të krijuara, ata sot minimizuan rastet e futbollistëve vendas dhe arritën të tregohen të saktë para portës së Rugjit të Ballkanit plot 4 herë.

Serinë e golave e hapi i disponuari për lojë Ardit Hila, i cili në minutën e 12-të realizoi për epërsinë fillestare të kuq e bardhëve. 

Hila, hat-trickun e tij e kompletoi në minutat 45' dhe 80', kurse "pokerin" për skuadrën tonë e kompletoi sulmuesi Darko Nikaç në minutën e 57-të.

Ishte kjo ndeshja e fundit për këtë vit kalendarik për kuq e bardhët dhe e fundit për pjesën e parë kampionale, ku pas 18 xhirove të zhvilluara, skuadra fitoi 8 takime mori 5 barazime dhe 5 humbje, duke grumbulluar 29 pikë në renditjen tabelare në Superligë”, shkruan në faqen e SC Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat