​Flet Arteta: Po na mungon fati por jam shumë i inkurajuar

Futboll

​Flet Arteta: Po na mungon fati por jam shumë i inkurajuar

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 22:18
Mikel Arteta

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka deklaruar pas humbjes nga Evertoni se skuadra e tij është në një situatë të komplikuar por se ai është i fokusuar në nxjerrjen e skuadrës nga kjo situatë si dhe ka potencuar se edhe fati nuk është në anën e tyre gjatë kësaj periudhe.

“Po, padyshim që është një situatë vërtet e komplikuar. Por unë jam shumë i inkurajuar nga ajo që shoh nga lojtarët që po përpiqen dhe vazhdojnë të bëjnë atë që po përpiqemi të bëjmë së bashku. Natyrisht që gjërat duhet t'i përmirësojmë. Por, gjithashtu mendoj se kemi qenë shumë, shumë të pafat që nuk morëm më shumë pikë.”, deklaroi trajneri i Arsenalit.

“Energjia ime dhe fokusi im është vetëm në nxjerrjen e ekipit nga kjo situatë, ruajtjen e shpirtit të ekipit, luftën që djemtë tregojnë sa herë që dalin në fushë dhe energjinë e tyre. Ju mund ta shihni atë, ju nuk mund ta mohoni.

Padyshim që ne jemi keq me rezultate, nuk jemi mirë ne krahasim me standardet e këtij klubi dhe kjo është sfida që e kemi përpara.”, tha në fund Mikel Arteta për të cilin flitet se edhe mund të shkarkohet pas rezultateve negative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat