Arbër Zeneli votohet si futbollisti më i mirë i ndeshjes nga tifozët e Reims

Futboll

Arbër Zeneli votohet si futbollisti më i mirë i ndeshjes nga tifozët e Reims

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 06:54
Arbër Zeneli

Reims ka siguruar një baraziam ndaj Marseille në Ligën e Parë të Francës.

Skuadra e Valon Berishës dhe Arbër Zenelit ka arritur një pikë me shumë vlerë në fushën mysafire.

Zeneli ishte vendimtar në golin e skuadrës pas  një aksioni të rrjedhshëm ku e detyroi mbrojtësin kundërshtar të shënoi auto-gol.

Ai luajti 71 mianuta në ndeshje, kurse Valon Berisha luajti 90 minuta të plota në ndeshje.

Pas ndeshjes, Arbër Zeneli e ka fituar çmimin  e futbollistit të ndeshjes nga votat e tifozëve të skuadrës së Reims.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat