Interi fiton kundër ekipit të Ardian Ismajlit 

Futboll

Interi fiton kundër ekipit të Ardian Ismajlit 

Nga: K.G. Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 16:54
Interi fiton kundër ekipit të Ardian Ismajlit 

Interi po kalon formë të mirë, duke arritur edhe tri pikë të rëndësishme në luftë për titullin e kampionit në Serie A.

Interi ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Spezia-s.

Futbollisti nga Kosova, Ardian Ismajli, anëtar i Kombëtares së Shqipërisë, me Spezia-n nuk ia dolën që të befasojnë Interin në “Giuseppe Meazza”. 

Hakimi (51') dhe Lukaku (71') shënuan për fitoren e madhe të Interit dhe për Spezian realizon Piccoli (90+4').

Ismajli u paraqit standard, duke angazhuar maksimalisht ndaj zikaltërve por nuk arritën të paktën një pikë.

Pas javës së 13-të në Serie A, Interi mban vendin e dytë me 30 pikë, një e pak se lideri Milani dhe Spezia është në pozitën e 17-të me 11 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat