Rroca shpërthen në Turqi

Futboll

Rroca shpërthen në Turqi

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 18:54
Rroca shpërthen në Turqi

Sot duket të jetë mbrëmja e Rrocës. Mesfushori shqiptar ka shpërthyer në takimin që Istanbulspor është duke luajtur kundër Bursaspor.

Verdhezinjtë janë duke udhëhequr me shifrat 2-0 në këtë pjesë të parë dhe të dy golat mbajnë firmën e Eduart Rrocës. Për vetëm 7 minuta ish-futbollisti i Kukësit ka arritur të tundë rrjetën dy herë.

Fillimisht shënon në minutën e 5-të të takimit, ku me kokë e ndal topin pas shpinës së portierit kundërshtar.

Ndërkaq goli i dytë do të vinte nga distanca. Mesfushori shënjestron portën nga jashtë zone dhe dyfishon kështu shifrat në minutën e 12 të përballjes.

Momentalisht janë luajtur vetëm 45 minuta lojë, ndërsa mbetet edhe po aq kohë në dispozicion që Rroca të mund të lërë sërish gjurmët e tij me Istanbulsporin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat