Ajaxi nuk ka të ndalur

Futboll

Ajaxi nuk ka të ndalur

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 18:58
Ajaxi nuk ka të ndalur

Ajaxi i Amsterdamit iu përgjigj fitores së një ditë më parë të PSV Eindhovenit (1:4 nda Waalwijk) me suksesin 2:4 në fushën e Den Haag.

Në fakt, “harkëtarëve” iu mjaftoi vetëm pjesa e parë për të hipotekuar tri pikët, pasi të katër golat  i shënuan brenda 32 minutave lojë.

E hapi serinë Tadiq, në minutën e 20-të, ndërsa dy minuta më vonë dyfishoi veterani Huntelaar. Labyad sigloi të tretin pa u mbushur gjysmë ore lojë e sërish Huntelaar, pas vetëm dy minutave, realizoi të katërtin dhe të fundit për Ajaxin.

Gjatë pjesë së dytë skuadra e drejtuar nga Ten Hag lëshoi terren, duke pësuar dy gola që mbajnë firmën e Kramer dhe Bourard, por pa rrezikuar fitoren.

Heerenveeni u beafasua 1-2 në fushën e tij nga Heracles, që kaloi në epërsi të dyfishtë falë golave të Burgzorg dhe Knoester, para se të Veeman të shënonte golin e nderit për vendasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat