Tjetër gol nga Mërgim Berisha, por Salzburgu mposhtet

Futboll

Tjetër gol nga Mërgim Berisha, por Salzburgu mposhtet

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 19:16
Tjetër gol nga Mërgim Berisha, por Salzburgu mposhtet

Tjetër gol nga Mërgim Berisha në Bundesligën e Austrisë.

Sulmuesi shqiptar, që është në një formë fantastike, ka shënuar të dielën kundër Wolfsbergerit, sfidë të cilën fatkeqësisht Salzburgu e humbi 2:3.

Berisha shënoi në minutën e 64’ golin e barazimit, por skuadra e tij përveç që nuk arriti të ruajë rezultatin, humbi krejtësisht takimin.

Sido që të jetë, sa i përket statistikave personale, Berisha po shijon një sezon magjik.

Goli i radhë ishte i shtati deri më tani këtë sezon në Bundesligën e Austrisë, derisa në total në të gjitha garat numëron 12 gola dhe 4 asistime në 19 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat