​Pësoi humbjen e dytë radhazi, deklarohet Jose Mourinho

Futboll

​Pësoi humbjen e dytë radhazi, deklarohet Jose Mourinho

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 19:22
Jose Mourinho

Jose Mourinho këmbënguli që Tottenhami nuk ishte nën presion të madh nga Leicester City pavarësisht se pësoi disfatë me rezultat 0-2 në “White Heart Lane”.

Pas kësaj humbje, Tottenhami zbret në vendin e katërt në renditjen tabelare duke filluar kështu rënien dhe krijimin e distancës me pikë nga lideri i tabelës, Liverpooli, përcjell KosovaPress.

"As ata nuk na shqetësuan shumë" tha Mourinho. "Ata shënuan përmes autogolit të Tobyt dhe nuk mbaj mend asgjë tjetër.”, shtoi portugezi pas ndeshjes para mikrofonave të “Sky Sport”.

“Më kujtohet Kasper Schmeichel duke bërë një pritje të pabesueshme. Po, ne nuk krijuam 15 raste dhe ata u mbrojtën mirë.”

“Ne kemi filluar keq. 20 minutat e para ishin një paraqitje e dobët. Kishim disa pika boshe, shumë hapësira, pak presion, dhe nuk më pëlqyen aspak.”, tha në fund trajneri portugez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat