Formacionet startuese: Lille dhe PSG zhvillojnë kryendeshjen e xhiros

Futboll

Formacionet startuese: Lille dhe PSG zhvillojnë kryendeshjen e xhiros

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 20:25
Lille dhe PSG

Ndeshja kryesore e xhiros së 16-të në kampionatin francez, zhvillohet ndërmjet Lille dhe Paris Saint-Germainit.

Këto dy skuadra mbajnë pozitat, dy dhe tre respektivisht, ndërsa dallojnë vetëm me një pikë (32 dhe 31 pikë), derisa lideri Lyon ka 33 pikë.

Trajnerët Christophe Galtier dhe Thomas Tuchel i kanë përgatitur formacionet startuese për këtë takim.

Formacioni startues i Lille: Maignan – Celik, Fonte, Botman, Reinildo – Ikone, Andre, Soumare, Bamba – Yazici – Yilmaz.

Formacioni startues i Paris Saint-Germainit: Navas – Florenzi, Kehrer, Marquinhos, Kimpembe, Kurzawa – Verratti, Gueye, Rafinha – Di Maria, Kean.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat