​Serie-A, Interi dhe Milani nuk gabojnë, vazhdon lufta e ashpër ndërmjet tyre

Futboll

​Serie-A, Interi dhe Milani nuk gabojnë, vazhdon lufta e ashpër ndërmjet tyre

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 21:54
Ilustrim

Dy skuadrat nga qyteti i Milanos, Interi dhe Milani po vazhdojnë të zhvillojnë një luftë të ashpër në këtë edicion ku vetëm një pikë po i ndan mes tyre, derisa skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli po e kryeson renditjen tabelare edhe pas xhiros së 13-të të Serie-A.

Milano sot triumfoi me rezultat 1-2 kundër Sassuolos me golat e realizuar nga Leao dhe Saelemaekers, derisa Berardi realizoi për skuadrën vendase.

Nga ana tjetër, Interi fitoi po ashtu me rezultat të njëjtë, 2-1 në “Giuseppe Meazza” kundër Spezias me golat e Achraf Hakimit dhe Romelu Lukakut, ndërsa për Spezian realizoi Piccoli në minutat shtesë të takimit.

Pra, Milani kryeson me 31 pikë dhe ndiqet nga Interi me 30 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat