​Fitore jo e lehtë e Real Madridit ndaj Eibarit

Futboll

​Fitore jo e lehtë e Real Madridit ndaj Eibarit

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 22:59
​Fitore jo e lehtë e Real Madridit ndaj Eibarit

Real Madridi ka korrur një fitore shumë të rëndësishme përball Eibarit në La Liga për të vazhduar kështu qëndrimin në hap me kryesuesit e kampionatit spanjoll, Atletico Madridin.

Karim Benzema dhe Luca Modric i dhanë Real Madridit epërsinë e dyfishtë pas vetëm 13 minutave lojë, ndërsa Eibari ngushtoi epërsinë në 1-2 me golin e realizuar në minutën e 28’ nga Kike, përcjell KosovaPress.

Në pjesën e dytë, “Los Blancos” hasën në vështirësi për ta aplikuar lojën e tyre dhe nuk mund ta thellonin avantazhin.

Megjithatë, ishte Lucas Vazquez ai i cili i dha qetësinë e duhur trajnerit Zinedine Zidane me golin e tij në minutat shtesë të ndeshjes dhe rezultatin 1-3.

Me këtë fitore, Real Madridi ngjitet ne vendin e dyte me 29 pikë, aq sa ka edhe Atletico Madridi në vendin e parë, por që skuadra e Diego Simeones ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat