Lille dhe PSG luajnë pa gola

Futboll

Lille dhe PSG luajnë pa gola

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 23:02
Lille dhe Paris Saint-Germaini

Lille dhe Paris Saint-Germaini kanë luajtur pa gola në ndeshjen e xhiros së 16-të në Ligue 1.

Rafinha pati rastin e parë më të mirë, kur pas një harkimi, goditi me kokë, mirëpo topi shkoi jashtë portës.

Kur po afrohej fundi i pjesës së parë, një mundësi të mirë e pari Moise Kean, i cili pranoi një top në zonë, mirëpo në vend ishte Mike Maignan për të bërë një pritje të mrekullueshme.

Image

 

Presnel Kimpembe ishte një tjetër futbollist i PSG-së që pati mundësi ta zhbllokonte rezultatin në minutat shtesë të fraksionit të parë, mirëpo sërish në vend ishte portieri vendas.

Moise Kean rrezikoi përsëri në gjysmën e dytë, derisa lojtarit të Lille, Yusuf Yazici, iu anulua një gol për pozitë jashtë loje.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit, asnjëra nga skuadrat nuk arriti që ta gjente rrjetën dhe i ndanë pikët.

Lille mban kreun e tabelës me 33 pikë, aq sa ka edhe Lyoni, derisa Paris Saint-Germaini ka një pikë më pak. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat