Solskjaer: Super United, fitore historike. Mund të përfundonte 12-4

Futboll

Solskjaer: Super United, fitore historike. Mund të përfundonte 12-4

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 23:47
Ole Gunnar Solskjaer

Manchester United nuk u përmbajt aspak ndaj Leeds United, kundërshtar të cilin e mposhti me rezultatin e thellë 6-2. Rezultati i shtatë radhazi pozitiv në kampionat për “Djajtë e Kuq” (6 fitore dhe 1 barazim) dhe vendi i tretë në kampionat (bashkë me Everton).

Ole Gunnar Solskjaer foli pas triumfit tenistik, duke e cilësuar këtë ndeshje si një nga më të bukurat që ka zhvilluar ekipi me të në drejtim. “Fillimi i ndeshjes ishte fantastik, i shkëlqyer. Dy golat e McTominay na e bënë ndeshjen autostradë.

E kishim studiuar mirë ekipin kundërshtar, pamë shumë video të Leeds dhe hartuam një plan perfekt në fazën ofensive, të cilin djemtë nuk mund ta interpretonin më mirë se kaq. Ata janë një ekip që nuk dorëzohen kurrë, edhe kur rezultati është 4-0 në favor apo kundër tyre.

Mund të shënonim më shumë gola sot, si ne edhe Leeds. Kjo përballje mund të ishte mbyllur me rezultatin 12-4! Mendoj se ndeshja e sotme do të futet në histori si një nga ndeshjet më të bukura që ka luajtur United në ‘Old Trafford’ kundër Leeds, djemtë dhanë gjithçka.

Titulli? Nuk jemi akoma as në mesin e sezonit, nuk e shohim renditjen në këto momente. Na intereson të përmirësohemi nga dita në ditë, mendoj se jemi në rrugën e duhur. Jemi një skuadër më e fortë se sa ishim në fillim të sezonit, ndodhemi në formë të shkëlqyer atletike“, përfundon Solskjaer. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat