Muriqi: I lumtur që u riktheva, tri pikë të rëndësishme

Futboll

Muriqi: I lumtur që u riktheva, tri pikë të rëndësishme

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 00:56
Vdeat Muriqi

Sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi sonte (e diele) është rikthyer në fushë për herë të parë që nga lëndimi kundër Napolit.

Kosovari u inkuadrua në minutën e 67-të, por s’ia doli të shënojë.

Sidoqoftë, kosovari ka komentuar rikthimin duke u shprehur i lumtur.

“Jam i lumtur që jam rikthyer dhe kontribuar për skuadrën. Tri pikë shumë të rëndësishme”, shkroi ai.

Muriqi deri me tani nuk ka arritur të gjejë rrugën drejt golit në Seria A, por shpresojmë që së shpejti të tregojë forcën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat