​Plani i Laportas, ja lojtari që ai do ta rikthejë në “Camp Nou” nëse zgjidhet president i klubit

Futboll

​Plani i Laportas, ja lojtari që ai do ta rikthejë në “Camp Nou” nëse zgjidhet president i klubit

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 06:28
Kandidati për president të Barcelonës, Joan Laporta

Kandidati për president të Barcelonës, Joan Laporta, dëshiron të nënshkruajë me Hector Bellerin nga Arsenali, raporton “The Sunday Mirror.”

Nëse 58-vjeçari rizgjedhet si president në “Camp Nou’ në janar, ai do të prezantojë një ofertë prej 30 milionë dollarësh për mbrojtësin spanjoll.

Ai filloi karrierën e tij në akademinë “La Masia” përpara se të bashkohej me “Gunners” në vitin 2011.

Bellerin, marrëveshja aktuale e të cilit me Arsenalin nuk skadon deri në vitin 2023, ka marrë pjesë në 12 ndeshje të Premier Ligës për klubin e drejtuar nga trajneri Mikel Arteta këtë sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat