Chelsea luan derbin me West Hamin, fitorja detyrim për “blutë” e Londrës

Futboll

Chelsea luan derbin me West Hamin, fitorja detyrim për “blutë” e Londrës

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 07:36
Chelsea luan derbin me West Hamin, fitorja detyrim për “blutë” e Londrës

Dy humbje radhazi në kampionat e kanë zbritur Chelsea-n në vendin e 8 të Premier Leagues, me vetëm 22 pikë të grumbulluara, por mbrëmjen w sotme djemtë e Franck Lampard do të kenë mundësi të reagojnë dhe të rikuperojnë 3 pozicione në renditje.

Kjo pasi në orën 21:00 do të luajnë një derbi të vogël londinez, atë ndaj West Ham, që do të luhet nëb”Stamford Bridge” dhe do të jetë njëkohësisht edhe sfida e fundit e javës së 14 të kampionatit anglez.

Dy rivalët e vjetër londinezë janë takuar plot 98 herë me njëra tjetrën në ligën kryesore angleze dhe bilanci flet për një epërsi të lehtë të Chelseat, me 40 fitore, 21 barazime dhe 37 humbje, më e fundit e të cilave erdhi pikërisht sezonin e kaluar me rezultatin 0-1 në “Stanford Bridge”.

West Ham po bën mjaft mirë këtë sezon dhe në 6 javët e fundit ka arritur të marrë 4 fitore, që e renditin vetëm një pikë larg Chelseat dhe në rast suksesi sot, do t’i festonin Krishtlindjet para bluve të Lampard, diçka që ka ndodhur vetëm 4 herë gjithsej në historinë e Premier League.

Vlen të theksohet se 11 nga 13 përballjet e fundit mes këtyre dy skuadrave, kanë prodhuar më pak se dy gola për ndeshje, por mbrëmjen e sotme pritet tjetër “muzikë”, pasi Chelsea do të kërkojë një fitore bindëse, për të mos mbetur mbrapa në garën për një vend në zonën Champions.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat