Mourinho: Javë me rezultate zhgënjyese, nuk më pëlqeu sjellja e disa lojtarëve

Futboll

Mourinho: Javë me rezultate zhgënjyese, nuk më pëlqeu sjellja e disa lojtarëve

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 08:27
Jose Mourinho

Dy humbje në 4 ditë, 2-1 në “Anfield Road” ndaj Liverpool dhe 0-2 në shtëpi ndaj Leicester, kanë lënë Tottenham plot 6 pikë larg kreut dhe kanë prishur humorin e trajnerit portugez Jose Mourinho.

Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë Serge Aurier shkaktoi një penallti naive dhe krejtësisht të panevojshme, ndërsa Alderwiereld shënoi në portën e tij, por Mourinho ka rezerva edhe për sjelljen e lojtarëve të tjerë.

“Një mbrojtës duhet të dijë gjithmonë ku është. Aurier shkaktoi një ndërhyrje të panevojshme, me kundërshtarin që po dilte nga zona, megjithatë ndodh edhe të gabosh. Nuk dua ta quaj shkaktar të humbjes, pasi ndaj Liverpool ishte më i miri dhe ndodh edhe të gabosh. Nëse do merrem me emra të përveçëm, do shkoj në drejtime të tjera, pasi nuk më pëlqeu sjellja e disa futbollistëve në fushë”, u shpreh Mourinho.

Tekniku portugez i “Spurs”-ave pranon se nuk ka qenë një javë e mirë në aspektin e rezultateve, por thekson se paraqitja e të tijve nuk ka qenë tërësisht për t’u hedhur poshtë dhe se me pak fat situata mund të ishte ndryshe.

“Ndaj Liverpool ishim shumë pranë marrjes së mjë pike, ndërs ndaj Leicester rezultati është disi i gënjeshtërt, pasi luajtëm mirë dhe me pak fat mund të kishim marrë ne 3 pikët. Gjithsesi edhe Leicester vinte pas rezultatesh negative dhe duhet ta pranoj se ishin më të përqendruar sot”, tha Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat