Demi zbulon lojtarin e preferuar te Partizani

Futboll

Demi zbulon lojtarin e preferuar te Partizani

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 08:38
Gaz Demi

Gjatë drejtimit të Gaz Demit tek Partizanit, kanë ardhur e ikur shumë futbollistë, por ai veçon vetëm një edhe pse e pranon se për të gjithë  gëzon respekt.

“Meqënëse unë kam 7 vjet edhe Alban Hocha ka 7 vjet zgjedh kapitenin. Megjithatë unë të gjithë i respektoj dhe i kam si fëmijët apo vëllezërit e mi”, tha Demi në “Ora Sport”.

Më pas, Demi foli edhe për trajnerin Ilir Daja.

Nota për Dajën – Që kur e kaë marrë i kam vendosur notën 10. Edhe kur të iki do të ketë notën 10. Është një person i jashtëzakonshëm. E vlerësoj shumë.

Epoka e italianëve – Partizani gjithmonë mendon për të berë një hap cilësorë. Sa të jem unë president do të kërkojme të marrim më të mirin sipas kushteve tona. Gjithsesi unë jam shumë i kënaaur për Dajën dhe do të vazhdojme gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat