Gasperini: Mjaft më folët për Gomez

Futboll

Gasperini: Mjaft më folët për Gomez

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 09:05
Gasperini: Mjaft më folët për Gomez

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini ka folur në konferencën për media pas fitores ndaj Romës në kuadër të xhiros së 13-të në Serie A.

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, nuk është shprehur i kënaqur me pyetjet e gazetarëve lidhur me kapitenin e Atalantas, Papu Gomez, i cili nuk u ftua në ekip.

Gomez, javën e kaluar shkroi në rrjetin e tij social, Instagram, se tifozët do të mirrnin vesh të vërtetën kur ai të largohet, duke aluduar në një problem të cilin ka ndodhur.

Që nga ajo ditë, gjërat u përkeqësuan, Gasperini është pajtuar me klubin që të mos thirrin argjentinasin në lojë, dhe gazetarët natyrisht dëshirojnë të dinë arsyen e përplasjes.

“Qështja Gomez? Nuk përgjigjem më per Gomez, në një fitore si kjo nuk është e drejtë të flitet për të”, tha ai.

“Është një qështje që zgjidhet nga zyrtarët e klubit. Nëse irriton një trajner është një gjë, por nëse irriton një president, atëherë kjo është gjë tjetër”, tha 62 vjeçari.

“Pas fitores nuk mund të flasim për këtë më, dje ka pasur një komunikatë zyrtare nga klubi, mjafton me kaq”, tha Gasperini.

“Kemi luajtur ndeshje të mira, për respekt ndaj skuadrës është më mirë të flasim për mbarëvajtjen dhe formën e ekipit që patëm kundër një kundërshtari të madh”, përfundoi Gian Piero Gasperini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat