Arsenali në mbështetje të Artetas, priten blerje në Janar

Futboll

Arsenali në mbështetje të Artetas, priten blerje në Janar

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 12:17
Arsenali

Skuadra e Arsenalit është duke kaluar nëpër një periudhë shumë negative të rezultateve dhe momentalisht renditet në vendin e 15-të në Premier Ligë me vetëm 14 pikë të mbledhura, përcjell KosovaPress.

Spekulimet për një shkarkim të tij nga ana e drejtuesve janë rritur shumë edhe pse nga ana e klubit ende nuk ka pasur asnjë reagim.

Në fakt, Arsenali do t'i japë Mikel Artetas para në dispozicion për të shpenzuar në tregun e transferimeve të janarit.

“Topçinjtë” e gjejnë veten të mbërthyer në një situatë serioze dhe janë të vetëdijshëm për nevojën e shpenzimit të parave në mënyrë që të rrisin kualitetin brenda klubit.

Ndeshja e radhës e Arsenalit është të Martën kundër Manchester Cityt në kuadër të Kupës së Ligës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat