Inter pret ofertën e duhur për Nainggolan

Futboll

Inter pret ofertën e duhur për Nainggolan

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 12:58
Piero Ausilio

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, konfirmoi se Radja Nainggolan do të largohet në janar vetëm nëse “Nerazzurrët” marrin ofertën e duhur.

Belgu u kthye në Giuseppe Meazza pas një sezoni ku qëndroi i huazuar te Cagliari dhe ka qenë i lidhur me një kthim në atje. Klubet e tjera thuhet se kanë shtuar gjithashtu interesimin, ku thuhet se interes të fortë ka Torino.

Por Ausilio paralajmëroi dje se 33 vjeçari nuk do të largohet nëse kushtet nuk janë të përshtatshme.

Sipas “Corriere dello Sport”, italiani thotë se bisedimet janë duke ndodhur por duhet te gjejmë një zgjidhje të kënaqshme për të gjithë.

“Ne kemi biseduar tashmë me të, edhe kohët e fundit, ne jemi përpjekur të kuptojmë se cilat janë nevojat e tij”, tha Ausilio.

“Është normale që ai dëshiron të gjejë më shumë hapësirë. Interi nuk do i japë asgjë askujt, kjo duhet të jetë e qartë”, tha ai.

“Nëse ne mund t’i kënaqim ata, ne do ta bëjmë”, përfundoi Piero Ausilio.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat