Barcelona kërkon Depay, ndërhyn edhe Juventus

Futboll

Barcelona kërkon Depay, ndërhyn edhe Juventus

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 13:54
Barcelona kërkon Depay, ndërhyn edhe Juventus

Memphis Depay, sulmuesi i Olympique de Lyon, mund të bëhet një lojtar i ri i Barcelonës gjatë merkatos së dimrit për shkak të kërkesës së Ronald Koeman për të përfshirë bashkatdhetarin e tij në sulmin e skuadrës.

Depay, 26 vjeç, i përfundon kontrata me klubin francez në fund të sezonit dhe mesa duket nuk do të rinovojë kështu që nga Olympique de Lyon mendon se gjëj më e mirë për klubin do të ishte të bënte një shitje me një çmim të reduktuar për të mos e humbur me parametra zero në verë.

Sipas francezes “L’Equpe”, çmimi i vendosur për holandezin është 5 milionë euro.

Përballë kësaj situate, përveç Barcelonës edhe Juventus po tregon interes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat