Insigne: Jam penduar për përjashtimin ndaj Inter

Futboll

Insigne: Jam penduar për përjashtimin ndaj Inter

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 15:36
Futbollisti i Napolit, Lorenzo Insigne

Futbollisti i Napolit, Lorenzo Insigne, ka shprehur pendimin e tij me përjashtimin ndaj Inter.

Insigne, u shpreh i pakënaqur me përjashtimin e tij të cilin e vlerësoi një gjest jo të duhur sidomos nga dikush që është kapiten, por ai e vlersoi mbylljen e ekipit si diçka pozitive.

“Kam qenë shumë keq, mbi të gjitha sepse e kam lënë skuadrën në baltë. Një kapiten nuk duhet ta bëjë këtë, më vjen keq. Me Inter nuk merituam fitoren, dje shkoi ashtu si shkoi (humbja ndaj Lazios), por tani kemi fokusin përpara”, tha italiani.

“29 vjeçari u pyet edhe për mbylljen që u bë nga trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, i cili pas dy humbjeve rresht e mbylli skuadrën në kampin stërvitor.

“Kjo mbyllje nuk është e keqe, është një mbyllje për të qenë më të përqendruar që ti zhvillojmë ndeshjet në mënyrën më të mirë. Kam vuajtur shumë kur shihja ndeshjen nga shtëpia”, përfundoi Lorenzo Insigne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat