Simeone: Suarez, Costa dhe Felix nuk janë të gatshëm që të nisin ndeshjen se bashku

Futboll

Simeone: Suarez, Costa dhe Felix nuk janë të gatshëm që të nisin ndeshjen se bashku

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 16:37
Suarez, Costa dhe Felix

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone nuk është i përgatitur të rrezikojë të vendos treshen Luis Suarez, Diego Costa dhe Joao Felix në formacionin startues ndaj Real Sociedadit.

Costa u rikthye nga lëndimi duke realizuar nga pika e bardhë në fitoren kundër Elche, derisa bashkëlojtari Suarez shënojë dy herë.

Të tre lojtarët ende nuk kanë nisur në formacion se bashku dhe Simeone nuk dëshiron t’i lejojë të jenë në ndeshjen e radhës ndaj Real Sociedadit.

“Nuk mendoj se të gjithë janë gati, por mund të përfundojmë më ta. Janë sulmues të rrezikshëm dhe mund të luajnë së bashku”.

“Duhet të jemi të duruar dhe të nxjerrim më të mirën nga çdo lojtarë që kemi. Gjëja më e rëndësishme është të punojmë së bashku”, deklaroi ai.

Ndeshja e radhës për Atleticon është kundër Real Sociedadit dhe synon vetëm fitore që të mbajë kreun e tabelës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat