Kampionati italian po shkon mirë, në janar mund të rikthehen tifozët

Futboll

Kampionati italian po shkon mirë, në janar mund të rikthehen tifozët

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 17:45
Gabriele Gravina

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, me anë të një interviste në “Radio RAI”, jep deklaratën e madhe për futbolldashësit italianë, duke thënë se në janar do të vlerësohet mundësia e rihapjes së stadiumeve për tifozët.

"Kampionati është duke shkuar shumë mirë, është normale që mund të ndodhin surpriza. Kjo është e privuar për protagonistin kryesor, që është tifozi.

Nuk e di se për sa kohë do të qëndrojnë stadiumet e mbyllura, kjo varet nga pandemia.

Do të vlerësojmë në muajin janar nëse mund të ketë një hap përpara për pjesën e tifozëve në stadium”, deklaroi Gravina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat