Vaki në futbollin italian: Skuadra e nis ndeshjen me nëntë lojtarë

Futboll

Vaki në futbollin italian: Skuadra e nis ndeshjen me nëntë lojtarë

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 18:00
Casertana

Në futbollin italian në fundjavë ka ndodhur diçka e jashtëzakonshme, raportojnë mediet në Itali.

Klubi i Ligës së Tretë, Casertana është goditur me të madhe nga virusi COVID-19, teksa 15-të futbollistë kanë rezultuar pozitivë.

Përkundër këtij fakti, Casertana është detyruar që ta zhvillojë ndeshjen ndaj Viterbese edhe pse kishte vetëm nëntë futbollistë në dispozicion edhe pse rregullat thonë ndryshe, në dispocizion duhet të jenë 14-të lojtarë, dy prej tyre portierë.

Casertana e ka nisur ndeshjen me nëntë lojtarë dhe ka humbur me rezultat 3:0.

Klubi pretendoi se edhe lojtarët që u testuan negativë kishin simptoma të koronavirusit, por Viterbese refuzoi të shtynte ndeshjen dhe të gjente një datë të re dhe klubi mori një njoftim se ata mund ta luanin ndeshjen me më pak se 11 lojtarë.

Ndeshja u pasua nga një deklaratë e klubit që i goditi autoritetet dhe rivalin. Një nga anëtarët e ekipit që u paraqit në konferencën derisa bërtiti me të madhe dhe goditi tryezën me grusht.

“Këto janë ditë të vështira, plot frikë dhe shqetësim për të gjithë anëtarët e FC Casertana dhe familjet e tyre. Ne kemi një ekip të dërmuar nga virusi i çoroditur, ka pasur 15 raste pozitive. Në këtë situatë, dinamika e konkurrencës dhe agonia duhet të lënë hapësirë për pragmatizëm. Në vend të kësaj, disa orë para ndeshjes së raundit të 16-të të Serisë C, FC Casertana u detyrua të pranojë refuzimin e Viterbese për të shtyrë takimin dhe vetë Liga nuk e konsideroi të nevojshme shtyrjen e ndeshjes”, u tha në deklaratën pas ndeshjes nga zyrtarët e Casertanas. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat