Ylli i Barcelonës kërkohet nga rivali i La Liga-s në formë huazimi

Futboll

Ylli i Barcelonës kërkohet nga rivali i La Liga-s në formë huazimi

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 19:28
Carles Alena

Mesfushori i Barcelonës, Carles Alena mund të largohet qysh në janar, meqenëse Getafe është duke provuar të mbyll marrëveshje për huazim deri në qershor.

Sipas Mundo Deportivo, qendërmesfushori do lejohet nga Koeman që të largohet nga klubi.

Alena iu bashkua Real Betisit në formë huazimi janarin e kaluar, ku bëri 19 paraqitje duke shënuar një herë, pastaj u rikthye prapë në “Camp Nou”.

22-vjeçari ka qenë titullarë vetëm një herë këtë edicion ndaj Dynamo Kiev, kurse ka bërë vetëm dy paraqitje si zëvendësues në La Liga.

Në shkëmbim për Alenan, Getafe do ta dhurojë ish lojtarin e akademisë së katalunasve, Marc Cucurella.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat