Revolucioni 20 ditor i Realit nën urdhrat e Zidanes

Futboll

Revolucioni 20 ditor i Realit nën urdhrat e Zidanes

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 19:47
Zinedine Zidane

Real Madridi e nisi muajin me humbje 2 – 0 ndaj Shakhtar Donestk duke i vendosur afër eliminimit nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Por, pas kësaj humbje, trajneri Zinedine Zidane ia doli të balancojë skuadrën që mori vetëm rezultate pozitive.

Për 20 ditë, “Los Blancos” u transformuan në tjetër skuadër, duke nisur me fitoren ndaj Borussia Monchengladbach dhe siguruar kualifikimin si lider i grupit B.

Pos kësaj, Reali fitoi katër ndeshje radhazi në La Liga ndaj skuadrave si Sevilla, Athletic Bilbao dhe Eibar, derisa fitorja më e rëndësishme ishte derbi lokal ndaj Atletico Madridit (2-0).

Sipas Marca, tekniku francez është personi që duhet lavdëruar për përformancat e duhura dhe që i dëshmojë të gjithëve se është i duhuri për të qenë në stolin e “Galaktikëve”.

Sidoqoftë, kjo nuk është e gjitha sepse lojtarët në moshë si Sergio Ramos, Karim Benzema, Luka Modric dhe Toni Kroos kanë gjetur prapë formën duke bërë përformanca të nivelit të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat