Marash Kumbulla tregon pse zgjodhi Romën para Interit dhe Lazios

Futboll

Marash Kumbulla tregon pse zgjodhi Romën para Interit dhe Lazios

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 19:55
Marash Kumbulla

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, ka folur në mikrofonat e “TeleRadioStereo”, për ambientimin te Roma dhe humbjen e djeshme ndaj Atalantës.

Ndryshimi mes Veronës dhe Romës – “Nuk e ndjej ndryshimin, sepse unë u përqendrova menjëherë te skuadra dhe doja të më shihte trajneri. Jam shumë i qetë, më pëlqen të jem në shtëpi dhe për këtë arsye sillem në Romë siç u solla në Peskiera”.

Përshtatja me repartin e mbrojtjes  – “Gjithçka është ndryshe nga viti i kaluar, unë tashmë kam mësuar shumë me Ibanjezin, Smallingun dhe Mançinin. Tashmë tani ndihem shumë më mirë sesa kur mbërrita”.

Zgjodhi Romën para Interit dhe Lazios – “Roma menjëherë më tregoi interes, pastaj falë tifozëve, trajnerit dhe ekipit u binda. Nuk dyshoja”, tha Marash Kumbulla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat