Mesfushori i talentuar largohet nga Ramiz Sadiku, i uron suksese skuadrës

Futboll

Mesfushori i talentuar largohet nga Ramiz Sadiku, i uron suksese skuadrës

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 20:05
Ramiz Sadiku

Emir Baftiu ka njoftuar se nuk do jetë pjesë e Ramiz Sadikut në stinorin pranveror.

Futbollisti i ri lipjanas kaloi tek skuadra kryeqytetase pas problemeve që i pati me skuadrën e qytetit të tij, Ulpianën teksa duket që aventura e tij me klubin me fanella të verdha nuk do zgjasë edhe aq shumë.

Përmes një postimi në porfilin e tij në facebook, Baftiu tregoi se pas gjashtë muajsh do të largohet nga skuadra.

E ardhmja e Baftiut nuk dihet ende me siguri, por ka klube të tjera nga Liga e Parë që kanë shfaqur interesim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat