Më në fund Messi thyen heshtjen rreth të ardhmes së tij

Futboll

Më në fund Messi thyen heshtjen rreth të ardhmes së tij

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 20:21
Lionel Messi

Lionel Messi më në fund ka vendosur që të flet për të ardhmen e tij, derisa lidhet me një largim nga Barcelona.

Ylli argjentinas shokoi botën e futbollit kur dorëzoi letrën për largim nga skuadra katalunase në verë e këtij viti.

Por, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë në fund u bind që të qëndronte në Camp Nou, derisa tani ka ftolur rreth të ardhmes së tij.

“E vërteta është se sot jam mirë. Është e vërtetë se në verë kisha një kohë të keqe”, ka thënë 33-vjeçari për La Sexta.

“Çfarë ka ndodhur në verë, është se e gjitha ishte një rrëmujë dhe më pas shikova nga sezoni i ri”.

“Por, sot jam mirë dhe jam duke luftuar për gjithçka që ndodhet përpara dhe jam shumë i entuziazmuar”.

“E di se klubi po kalon nëpër kohë të vështira, mirëpo unë jam duke shikuar përpara në gjithçka që na rrethon”, ka shtuar më tej Messi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat