Nëna e Ronaldinhos me COVID-19, ndodhet në gjendje të rëndë

Futboll

Nëna e Ronaldinhos me COVID-19, ndodhet në gjendje të rëndë

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 21:30
Ronaldinho

Ish-ylli botëror i futbollit, braziliani Ronaldinho, ka ndarë me ndjekësit e tij lajmin e keq.

Nëna e tij është infektuar me COVID-19 dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Miqtë e mi të dashur, nëna ime është infektuar me Koronavirus dhe ne po mundohemi që ajo të rikuperohet sa më shpejt.

Ajo është në kujdes intensiv për momentin. Faleminderit për lutjet, energjinë pozitive dhe dashurinë që po na dhuroni”, shkruan Ronaldinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat