Kumbulla: Nuk kemi probleme me skuadrat e mëdha

Futboll

Kumbulla: Nuk kemi probleme me skuadrat e mëdha

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 21:51
Marash Kumbulla

Qendërmbrojtësi i Romës, Marash Kumbulla insiston se klubi nuk ka probleme të përballet me top klubet në Seria A.

Atalanta është skuadra e fundit që mposhti Romën me rezultat bindës 4 – 1 këtë të diele.

Por, shqiptari nuk mendon se Roma ka probleme të përballet me skuadrat e mëdha.

“Duhet të fokusohemi në gabimet e bëra, në mënyrë që të mos i përsërisim në të ardhmen”.

“Do dëshmojmë se nuk kemi probleme kundër klubeve të mëdha. Kemi barazuar me Milan dhe Juventus, që dëshmon se mund të garojmë me çdo kundërshtar”.

“Fatkeqësisht pjesa e dytë me Atalanta nuk ishte e mirë, por do përmirësohemi në ndeshjet e radhës”, tha ai për Tele Radio.

Roma këtë edicion ende s’ka fituar asnjë ndeshje kundër gjashtë klubeve të mëdha në Seria A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat