Neymar ia ka dyert e hapura që të rikthehet te Barcelona, por ...

Futboll

Neymar ia ka dyert e hapura që të rikthehet te Barcelona, por ...

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 23:55
Neymar

Kandidati për president të Barcelonës, Jordi Farre ka thënë se Neymar i ka dyert e hapura që të rikthehet në Camp Nou.

Por, për të ndodhur një gjë e tillë sipas tij, sulmuesi brazilian fillimisht duhet të kërkojë falje ndaj klubit.

Neymar kishte një periudhë të suksesshme me Blaugranasit, mirëpo pastaj befasoi të gjithë në vitin 2017 duke iu bashkuar Paris Saint-Germainit për shumën rekord 222 milionë euro.

Që nga atëherë, Neymari ka shënuar 50 herë në 59 takime në Ligue 1, derisa ka asistuar në 29 të tjerë, mirëpo edhe që ka vuajtur nga shumë lëndime.

Sidoqoftë, Farre beson se braziliani dhe Lionel Messi mund të luajnë sërish së bashku.

“Neymar i ka dyert e hapura që të rikthehet, mirëpo fillimisht duhet të kërkojë falje për veprimet që kishte bërë”, ka thënë ai për RAC1.

“Ne kemi biseduar me njerëzit e tij dhe ata na kanë thënë rreth asaj ‘për rikthim në shtëpi'”.

“Kush nuk do të dëshironte lojtarin e tretë më të mirë në botë në skuadër? Ka një opsion si kërkesë për transferim e që do të kushtonte rreth 40-45 milionë euro”, ka shtuar më tej Farre.

Mbetet të shihet nëse Barcelona do të jetë në gjendje të rikthejë Neymarin në skuadër, apo mund të humbë edhe Messin në verën e vitit të ardhshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat