Lewandowski: Messi dhe Ronaldo të pakrahasueshëm

Futboll

Lewandowski: Messi dhe Ronaldo të pakrahasueshëm

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 08:56
Robert Lewandowski

 

Robert Lewandowski, fituesi i çmimit "Lojtari i Vitit 2020", dhënë nga FIFA, deklaroi për "France Football" se vitet e fundit e ka rritur nivelin e performancave të tij, duke iu afruar Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, "yje" të futbollit që kanë dominuar për më shumë se një dekadë garën për më të mirin e planetit. Kujtojmë që Messi ka fituar 6 Topa të Artë, ndërsa CR7 vetëm një më pak. Sezonin e fundit, për shkak të Koronavirusit, “France Football” e anuloi këtë çmim, por ka pak dyshime për lojtarin që do ta meritonte. Lewandowski fitoi gjithçka më Bayernin dhe pa dyshim që do ta eklipsonte dyshen Messi-Ronaldo.

Lewandowski, me modesti, nuk pranoi të krahasohet me argjentinasin dhe portugezin, por tha se numrat e tij kanë qenë të jashtëzakonshëm.

"Messi dhe Ronaldo janë ulur në të njëjtën tryezë, në majë, për një kohë shumë të gjatë dhe kjo i bën ata të pakrahasueshëm. Prandaj, për t’iu përgjigjur pyetjes tuaj, nuk mund ta imagjinoj veten pranë tyre në këtë këndvështrim. Thënë kjo, nëse merrni numrat për këtë vit dhe madje edhe ato të mëparshëm, mendoj jam shumë mirë për sa i përket performancës dhe golave ​​të shënuar. Duke mos qenë në të njëjtën tryezë me Messin dhe Ronaldon, mendoj se mund t’i ftoj të hanë në tryezën time!"

32-vjeçari Lewandowski vitet më të mira ndoshta i ka lënë pas, por thotë se është në përpjekje të vazhdueshme për për të mësuar dhe evoluar lojën e tij.

"Kam dëshirë të madhe për t’u përmirësuar dhe kjo është edhe më e rëndësishme, sepse e di që koha ime është e kufizuar. Pa dyshim, progresi nuk është i menjëhershëm. Kur përsëritni diçka, çdo ditë, mund të kuptoni efektin e saj vetëm tre ose gjashtë muaj më vonë, jo ditën tjetër. Problemi është se shumë njerëz duan që ajo që ju bëni të shihet menjëherë. Durimi është një virtyt i rëndësishëm, si në futboll dhe në jetë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat